Whatsapp image 2025 02 28 at 12.58.53 1 1024x682

“Nuk tregojnë as spital, as klinikë, përkundrazi nga Roma vijnë fotografi në kafene”.

Kështu u shpreh kryedemokrati Sali Berisha në lidhje me Ëngjëll Agaçin, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, për të cilin edhe më herët, lideri i opozitës ka pretenduar se është arratisur në Itali.

Mirëpo kryeministri Edi Rama reagoi për këtë çështje sot duke i kthyer përgjigje Berishës se Agaçi ndodhet në spital pasi po lufton me jetën.

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se Agaçi ka 1 muaj që është zhdukur, ndërsa po të ishte ndryshe, do të tregohej spitali ku kurohet.

“Tani historiku i Engjëll Agaçios, ai ka një muaj që është zhdukur, është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinikë, përkundrazi nga Roma vijnë fotografi në kafene. Po të ishte se, është e vërtetë, ai tregon spitalin, klinikën. Të pyes pak unë këtu Edi Ramën. Po zotrote kur hoqe zorrën qorre, ç’të shtyu ty të botosh fotografinë ditën e dytë të operacionit, apo ditën e parë? Pse ti operacionin në trupin tënd nuk e mbajte sekret, por e nxorre në publik dhe na mbajte dy javë rresht zorra qorre, sa të doli në gojë? Kurse tani për Agaçion, sekret spitali, sekret largimi dhe jo vetëm kaq”, tha Berisha.

Sipas Berishës, me qëndrimin që mban Rama lindin dyshime madhore teksa i kërkoi që të bëjë publik spitalin ku kurohet Agaçi.

“Është në spital, në cilin spital është, njoftoje. Për veten tënde e njofton, të nesërmen e operacionit, kurse për atë që i kanë konfiskuar laptopin e fsheh atë. Këtu lindin dyshime shumë të mëdha. Me këtë qëndrim që mban Edi Rama, lindin dyshime madhore. Nëqoftëse ai është në spital, të botojë fotot, të botojë komunikatën, të mos thotë saktësisht diagnozën se ndoshta nuk do me ja nxjerrë… Bllokimi i arterieve koronare, sidoqoftë të faktojë me dokumente, nëse ai është me këtë patologji, i uroj ta kalojë dhe të bëhet përgjegjës para ligjit për të gjitha ato që ka kryer. Por është njëlloj si të besoj Edi Ramën, që thotë mora pyetje nga Eduardi që më thotë se, po ato lidhjet me Sorosin si i ke, dhe ky flet me vete, duke mashtruar shqiptarët. Eduardi ekziston vetëm në mendjen e tij, është vetë Edi Rama. Kur gënjen në çdo gjë është e vështirë të besohesh”, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights