Whatsapp image 2025 09 01 at 10.24.17 1024x682

Edhe kjo dalje e radhës e kreut të PD, Sali Berisha, nga dyert e SPAK, u shoqërua me shumë akuza ndaj kreut të këtij institucioni, Altin Dumani.

Berisha e konsideron si përgjegjësin numër dy pas Edi Ramës, për farsën elektorale të 11 majit.

“Për mbrojtjen e dosjeve, 184 dhe 339. Këta, me këtë veprim i firmosën licencën Edi Ramës që të bëjë çtë dojë me zgjedhjet. Ndaj dhe unë pas Edi Ramës, përgjegjës numër dy për farsën elektorale konsideroj Altin Troplinin”, tha Berisha.

Akuzat e kryedemokratit u shtrinë edhe më gjerë, kur ai e cilësoi reformën në drejtësi si produkt të asaj që e konsideron organizatë kriminale e Sorosit.

“Produkte mafioze të organizatës kriminale të George Soros-it, pas Edi Ramës, Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës, u dekorua nga Antony Blinken, nga një i pafytyrë që nuk hyn dot sot në zyrat federative të vendit të tij”, tha ai.

Ndër të tjera, komentoi edhe ecurinë e procesit gjyqësor me Blinken.

“Është në përfundim. Tani që Antony Blinken ka humbur çdo funksion dhe uroj që drejtësia amerikane të flasë për të, sepse ka bërë një mashtrim të madh kombit amerikan”, shtoi kryedemokrati.

U tregua i rezervuar kur u pyet për publikimin e faturës financiare të drejtuesit të fushatës, Chris LaCivita.

“Unë të garantoj që PD do t’i deklarojë çdo qindarkë. Cila është koha që përcakton ligji, këtë nuk e them”, tha Berisha.

Kreu i opozitës nënvizoi angazhimin për të vijuar betejën për rikthimin e votës së lirë te shqiptarët.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights