Berisha 9 1024x679

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një deklaratë për shtyp, duke vijuar me denoncimet publike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për të cilat shprehet se janë “farsë elektorale”.

I pyetur nga gazetarët se në Shtetet e Bashkuara është rihapur çështja për Mc Gonigal, sa rrezikon kryeministri Edi Rama nga kjo gjë, Berisha u shpreh se kjo dosje është një aktakuzë e rënë për kreun e qeverisë dhe atë të SPAK-ut, Altin Dumanit.

Sipas kryedemokratit, aktiviteti i Mc Gonigal në vend, lidhet me Ramën dhe kompanitë ruse. Sakaq, Berisha akuzon Dumanin, si një person që “ka heshtur në krim”

“Dosja Mc Gonigal është një aktakuzë e rëndë për Edi Ramën dhe Altin Troplinin. Autoritetet, amerikane, drejtësia e tyre, pasi e dënoi, të korruptuarin Mc Gonigal, me 2.4 vite burg, për dosjen me Edi Ramën, ka hapur prap çështjen e tij. Duke aluduar mundësinë se ai ishte një spiun rus, një spiun i një vendi tjetër, e vërteta është se gjithë aktiviteti kriminal në Shqipëri me Edi Ramën lidhet me kompanitë ruse. Kjo është e vërteta. Por, Mc Gonigal ka pasur një veprimtari të gjerë dhe të fuqishme, për të cilat Altin Troplini ka heshtur në krim”, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights