Image 630 1024x683

Në mbledhjen me grupin parlamentar, Sali Berisha tha se PD ka përgatitur një ligj “se Republika e Shqipërisë njeh vetëm dy gjini”.

Sipas kryedemokratit, një tjetër ligj do të jetë ai i “dënimit për këdo që flet për Prind 1 dhe Prind 2”.

“Ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër. Në mënyrë që t’i japim fund çdo lloj tentative dhe përpjekje.

Ligji tjetër me dënim ai që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2.

Do ketë sanksione.

Këto janë vetëm fillimet, këta e kanë shtrirë në shkolla, e kanë shtrirë në falsifikimin e historisë, uoke është bërë një rrymë e veçantë jo vetëm në media, por është degëzuar në shumë drejtime. Lufta me kulturën uoke do jetë një betejë pa kompromis e jona.

Është beteja për të vërtetën. Ne nuk kërkojmë asnjë deformim. Gjërat siç janë”, deklaroi Berisha.

Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për protestën që pritet të mbahet më 8 Shkurt. Sipas ish-kryeministrit, në këtë ditë opozita do të tregojë të gjithë fuqinë në mbrojtje të votës së lirë dhe për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights