Në mesazhin e tij, Berisha theksoi se SHBA feston këtë përvjetor pas një “fitoreje epike dhe të jashtëzakonshme ndaj regjimit obskurantist të Ajetollahëve”, duke e konsideruar këtë zhvillim si një kthesë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, kjo fitore i dha SHBA-së një ringritje pas tërheqjes nga Kabuli dhe kishte një simbolikë të fortë, të cilën disa aktorë politikë nuk e kanë kuptuar në përmasën e duhur.
Berisha paralajmëroi se një armë bërthamore në duart e regjimit iranian do të përbënte një rrezik serioz për Lindjen e Mesme dhe më gjerë, duke përshëndetur veprimet që sipas tij e kanë parandaluar një skenar të tillë. Urimi i tij u drejtohet qytetarëve amerikanë, qeverisë dhe presidentit Donald Trump.
“Së pari, do ta filloj me një urim të përzemërt për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e kombeve tjera në tërësi, dhe lirinë e kombit shqiptar në veçanti. Pra, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, një urim për qytetarët, qeverinë dhe presidentin Donald Trump, të këtij vendi.
SHBA-të kremtojnë këtë përvjetor pas një fitoreje epike, të jashtëzakonshme, mbi regjimin obskurantist të Ajetollahëve. Fitore me të cilën flamuri i këtij vendi u ngrit përsëri, pas rënies në gjysmështizë në Kabul. Dhe, kjo kishte një vlerë shumë të madhe. Ishte një këputje e nyjës gordiane.
Ata të cilët nuk kanë kuptuar përmasat e kësaj fitoreje, nuk janë në nivelin e duhur politik, për të mos thënë që kanë ndienja pro-obskurantizmit. Një armë bërthamore në duart e Ajetollahëve do të ishte një rrezik madhor për të gjithë Lindjen e Mesme, dhe për të gjitha vendet e tjera