Sfdfdsfsdfs

Një ditë pas protestës së opozitës në Tiranë, e cila u shoqërua me akte dhune, ka reaguar Sali Berisha.

Kryedemokrati në një deklaratë për mediat u shpreh se ajo protestë ishte më paqësorja ndonjëherë e organizuar, ndërsa paralajmëroi se nuk do të ketë kthim pas dhe se do tubimet do të shtrihen në të gjithë vendin.

“Protestë më paqësore sesa dje nuk ka qenë në rrugët e Tiranës. Mesazhi është i qartë: në Shqipëri në kushte autokracie nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe. Beteja jonë do të ketë vetëm ngjitje, do përfshijë gjithë Shqipërinë dhe do jetë e pandërprerë deri në largimin e Edi Ramës”, tha Berisha.

I pyetur për deklaratën e ambasadës gjermane e cila dënoi aktet e dhunës, Berisha u shpreh: Ne jemi të përcaktuar për kryengritje paqësore, por nëse në këto protesta ka pasur protestues të dhunuar nga policia, nuk ka pasur asnjë polic të lënduar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights