Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku ka folur për aksionin e SPAK.
Berisha deklaroi: “Në një vit janë 800 transaksione nga thesari i Shtetit, në kontot e dy kompanive të baxhanakut. Nëse në vitet 2005-2013 ka patur vetëm 18 kontrata sekrete dhe ato ekskluzive për shërbimin informativ kombëtar dhe prokurorisë e përgjithshme , janë 250 tenderë e kontrata sekrete. Në kundërshtim flagrant me çdo ligj, përveç ligjit që duhet të vjedhë familja Rama. A mund të imagjinoni që kjo mafioze e paimagjinueshme, 96 % të të gjitha shumave të prokuruara tjau japë dy kompani.
Geroni është personi që Rama e dërgoi për të zbrasur dhe eksportuar të dhënat TIMS. Ky person është strumbullari kryesor në të gjitha vjedhjet që janë bërë në AKSH dhe në një sërë institucionesh të tjera. Këtë e morën peng, u prishën pazaret pasi ky deklaroi ndër-regjistrim ambiental, se Armand Frangu dhe Linda RAma diktonin të gjithë tenderët në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Geron Mece pas pengut është arratis në Gjermani, ku ka rrëfyer të gjithë historinë mafioze, të agjencisë kombëtare të shoqërisë së informacionit. Gerondin e organizoi marrjen peng njeriu më i afërt i Ramës, Ergys Agasi bashkë me një drejtor të policisë së Tiranës. E cuan për kompetencë tek Suel Çela. Ky kishte arritur të filmojë pengmarrjen e tij u arratis dhe thuhet se ka marrë azil ose në mbrojtje thuhet në Gjermani, pasi ka paraqitur videon. A është Ergys Agasi i vetmi person i marrë peng? Jo tre muaj më parë u mor peng Daniel Shima. Zv.drejtori i AKSH-it, një ditë prej ditësh thirret nga lubia bis dhe i dorëzohet fleta e shkarkimit nga detyra. Kur ditën që kjo u thirr, ku u pyet 7-8 orë dhe sa doli shkoi drejt në zyrë dhe i komunikoi ish-shoferit mbi shoferit për zv.drejtorin largimin nga detyra. Nuk u mjaftua me kaq. Ky akt ndolli sapo doli nga Skapi, pra dikush asaj i kishte thënë se spiuni është Danieli. Sepse ndryshe nuk ka si kuptohet. Danieli pra duket se ishte dekonspiruar. Dhe një ditë në mes të Tiranës persona të veshur policë e rrethojnë dhe Danieli e kupton se do ketë fatin e Gerondit dhe në moment i çon mesazhin po më rrëmbejnë. Po më marrin peng persona me uniformë policie. E shtruan në dru, ia thyen kockat dhe e prunë të vdekur në shtëpi. Nga ajo ditë deri më sot Danielin nuk e ka kërkuar më asnjë njeri. Është gjallë apo jo, askush nuk e di. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të shkojnë ta takojnë në shtëpi. Fati i Danielit edhe sot nuk dihet.”
