Berishaa

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp nga ambientet e selisë blu, është ndalur tek ministrja më e re, e krijuar me AI, “Diella”.

Fillimisht, Berisha kritikoi Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për dekretimin e “Diellës” si ministre.

“Personazhet e ricikluara të këtij pushteti janë një ogur i zi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por, para se të ndalem tek personazhet reale, do të ndalem tek Diella Rama, e cila përbën dhe aktin më skandaloz në historinë e një shteti.


Një president republike, për të dëshmuar që nuk ka Kushtetutë dhe as ligj, për të dëshmuar që është një skllav mjeran i akteve të tij të paligjshme, për të dëshmuar se është i nënshtruar totalisht, turpëroi Kushtetutën, turpëroi Kushtetutën duke dekretuar si ministri Diellën virtuale. Dhe duke e dekretuar atë në një dekret me kryeministrin, në një akt të pashembullt”, tha Berisha.

Më tej, kryedemokrati u shpreh se qëllimi i “Diellës”, është largimi i sensit të përgjegjësisë për vjedhjet në vend, duke “ia veshur fajin” Edi Ramës.

“Se prapa Diellës nuk ka asnjë qëllim tjetër, veçse largimi i çdo përgjegjësie përmes vjedhjes dhe vjedhja përmes Diellës. Edi Rama u diskreditua personalisht shumë me AKSHI-n, sepse AKSHI u faktua si një kopsht i familjes së tij. Edi Rama është autor dhe bashkautor i dosjeve më të rënda korruptive të vendit, djegësave, aferës Al Alabar, tunelit të Llogarasë, aferave energjetike, etj. Tashmë Edi Rama gjeti zgjedhje, që përgjegjësia të mos ketë autor më. Dhe për të mos pasur përgjegjësia autor, ai krijoi Diella Ramën”, tha ai.

Sakaq, Berisha vijoi duke u shprehur se është fyese për sovranin dekretimi i Diellës si një ministre e cila “nuk ekziston” realisht.
“Nuk ka turp më të marrë sesa presidenti të dekretojë… Nuk ka fyerje më të madhe për sovranin sesa të ketë përfaqësues diçka që nuk ekziston, e përdorur vetëm për të vjedhur paratë e qytetarëve”, tha ai.

“Diella është anëtarja më e fundit dhe më e ngushtë e familjes Rama. Kjo është Diella e dekretuar nga Bajram Begaj“, përmbylli Berisha për Diellën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights