Ish-kryeministri
Sali Berisha dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manjën janë përplasur në Kuvend e
shkak për këtë është bërë arrestimi i ish-kryebashkiakut socialist Vangjush
Dako nga SPAK. Berisha hodhi akuza ndaj Manjës për të cilin u shpreh se ka dekonspiruar
sekretin hetimor për arrestimin e Dakos. 


Prit se do të kthehem edhe ty tani. Se ti vendin e ke te Gjushi. Se je ti që njoftove Gjushin katër ditë përpara, dhe dekonspirove dhe tani i thonë SKAP-it, kush ta nxori sekretin? Ulsi Manja e nxori sekretin. Se ky është njeriu i pazareve të Edi Ramës. Ky merr përsipër të gjitha pazaret. Kush ia tha Gjushit? Ti ia the. I gjithë Durrësi flet për ty, ke nxjerrë sekretin. Se je ti një lloj Jagoje, që ke vetëm veten shok, dhe mos më ndërpri të lutem shumë-tha Berisha 

Nderkohe
Manja tha se  
 Berisha ka frikë pasi do të përballet me
drejtësinë e re.

Unë edhe ti do të shkojmë para drejtësisë, ti do të shkosh para meje. Mezi e pres këtë ditë. Unë për këtë ditë kam pritur. Shoh që sot më i shqetësuar je ti sesa unë për këtë drejtësinë e re. Sa herë të dal me ty në shesh të Mejdanit që qytetarët të zgjedhin ty ose mua, do të të mund gjithnjë.’- u shpreh Manja.

Nga foltorja e Kuvendit ai hodhi akuza n në
drejtim të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Berisha tha se Gjushi
i Tiranës ka jo një por dhjetëra pallate kate mbi kate e kalon pa iu futur
ferra në këmbë.

 Gjushi arrestohet dhe burgoset për një tender, me meritë të plotë i arrestuar, për një pallat me meritë të plotë. Po ky Gjushi i Tiranës, i cili mashtron ka vjedhur faturat e 1 mln fidanëve, çfarë pëson ky. Çfarë flasim këtu për diskriminim. Gjushi burgoset për një pallat, se janë shtuar disa kate dhe e meriton plotësisht, por ky Gjushi i Tiranës që ka jo një por dhjetëra pallate kate mbi kate. Kalon pa hy ferra në këmbë. Gjushi, ky kriminel elektoral që meriton vetëm për atë, çdo dënim, dënohet për një tender se e ka shumëfishuar shumën -tha Berisha. 

Nderkohe
ai  sulmoi dhe ministrat e kabinetit të
qeverisë Rama, ku theksoi se “Olta Xhaçka  
ka marrë investimin strategjik në shkelmim flagrant me ligjindhe se
mbrohet nga hajdutët e parlamentit

 Olta Xhaçka që ka marrë investimin strategjik në shkelmim flagrant me ligjin, mbrohet nga hajdutët e këtij parlamenti. Sepse normat morale të tyre janë të hajdutëve, ligji dhe kushtetuta për ta nuk ekziston-tha Berisha .   

Berisha
gjithashtu akuzoi  Belinda  Ballun
se  së bashku  me Ramën në fushën e energjisë, zbraz digat
dhe shet energji me çmim tre, katër here më të lirë në burse

Po Ballukja që është hajdutja më e madhe bashkë me Ramën në fushën e energjisë, zbraz digat dhe shet energji me çmim tre, katër here më të lirë në bursë”, u shpreh Berisha.

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights