if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Whatsapp image 2025 08 04 at 10.32.59 1024x682

Pasi firmosi detyrimin e paraqitjes para oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Posaçme, Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, u ndal sot, më 4 gusht, në një komunikim me gazetarët. Ndër çështjet që u pyet ishte edhe ajo për 21 janarin, që po hetohet nga SPAK.

Berisha tha se e ka quajtur që para disa vitesh atë ngjarje si krim shtetëror, por pa dashje. Ai theksoi se viktimat e 21 janarit u vranë nga armët e shtetit, por pa qëllimin për ta bërë diçka të tillë. Kjo sipas tij, është faktuar.

“A mund të shkosh pak, të lexosh fjalimet e Sali Berishës vite me radhë përpara i cili e ka quajtur krim shtetëror? E kam quajtur unë përpara. Pse? Se unë nuk mund të them që ata nuk u vranë nga njerëz të shtetit. Por krimi shtetëror që ta dini ju është krim shtetëror me dashje, krim shtetëror pa dashje. Ka klasifikim krimi shtetëror. Krimi shtetëror me dashje ka klasifikimet e veta kur quhet. Krim shtetëror pa dashje është kur ndodh nga rikosheta, ndodh nga detyra. Garda ka patur një ligj. Unë e kam thënë atë, pesë vjet, gjashtë vjet më përpara që është krim shtetëror. Pse e kam thënë atë? Për këtë që thashë. Krim shtetëror pa dashje. Por ka një dallim. Dallimi është në rastin e krimit shtetëror, dëshmpërblimi nga shteti i viktimës është më i madh. Ky është dallimi. Këta, siç di unë, janë dëmshpërblyer, me shumë, nuk mund të them afrohen në shkallën e duhur apo jo. Në këtë që më thua e kam thënë unë para se ta thotë gjykata. Ma kanë ngritur edhe në parlament pse thua krim shtetëror. Ata u vranë nga armët e shtetit, por nuk ishte qëllim vrasja. Kjo është tjetër punë dhe është faktuar kjo që them unë”, tha Berisha.

Ai mohoi të ketë pasur urdhër për 21 janarin, ndërsa citoi edhe një deklaratë të qeverise amerikane që ngjarja duhej hetuar “nga polici, te organizatori”.  I pyetur nëse do paraqitet në SPAK nëse do i kërkohet diçka e tillë Berisha u shpreh kështu:

“Unë jam paraqitur në çdo rast. Edhe kur Irena me pesë mbiemra paditi te Dumani, hapi dosje se është dyer Irena unë u paraqita, e kam ligj unë atë”.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë ka vendosur që dosja e 21 janarit të hetohet nga SPAK duke pranuar kërkesën e familjarëve të viktimave.

Prej asaj kohe, SPAK ka marrë në pyetje familjarë të viktimave, drejtues të gardës si dhe organizatorë të protestës.

Në 21 Janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja, të cilët 10 vite më vonë u shpallën nga qeveria socialiste “Dëshmorë të Atdheut”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights