Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho.
Ambasada gjermane njoftoi se Bergner shkëmbeu mendime sot me kreun e SPAK, Braho, për forcimin e sundimit të ligjit.
“Ky është një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilin Gjermania e mbështet fuqishëm politikisht dhe financiarisht”, njoftoi ambasada gjermane.
Sipas ambasadës, Gjermania do të vazhdojë të angazhohet intensivisht për të ruajtur progresin e arritur në vitet e fundit dhe për të mundësuar luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
