Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është sot i pranishëm në Inaugurimin e Teqesë në Homesh të Bulqizës. Në ceremoni marrin pjesë edhe përfaqësues të komunitetit bektashi. Berisha e nisi fjalimin e tij me falënderime për ftesën.
Mes të tjerash kreu i PD-së tha se ndonëse Bulqiza dhe zona përreth është e pasur me pasuri, kjo gjë nuk ndodh për faj të politikës, duke akuzuar kështu qeverinë. Ai theksoi se Beogradi është armiku që ka shtrirë influencën më shumë se kurrë në Shqipëri.
“Dy muaj më parë Shpendi më ftoi. Unë tha; po zbatoj një kërkesë të nënës time. Më ftoi në inaugurim. Erdha me kënaqësi të madhe. Çdo akt te besimi dhe vlerat e bëjnë moralin e njeriut më të shëndosh dhe besimin te Zoti. Erdha dhe si një akt nderimi të madh për rolin e teqeve. Përveçse qendra apo institucionet fetare, apo hyjnore kanë qenë për shqiptarët burim drite. Kanë qenë mësonjëtoret e para të gjuhës të shkrimit, të shqiptarisë.
Dua të shpreh nderimin tim të thellë për rolin e madh që teqet dhe baballarët, besimtarët e tyre kanë luajtur në historinë tonë kombëtare. Kjo histori është dhe e sotmja, e ardhmja jonë. Ndaj shumë gjëra me kohën ndryshojnë, por të tjera janë të përjetshme. I përjetshëm është besimi te Zoti apo morali njerëzor. këtu jemi në një trevë e cila ka sakrifikuar në tërë historinë e vendit për interesin dhe çështjet kombëtare. Dua të falënderoj Shpend Ndreun, pasardhësin e një familje me traditë. Sot jemi këtu për të festuar inaugurimin e kësaj teqeje. Mesazhet e saj janë të jashtëzakonshme. Sot mesazhi i parë sot, që është më aktual se kurrë, qëndron që duhet ta duam shumë këtë vend. Teqet inspirojnë, dashur dhe paqe e besim. Vendi ynë ka nevojë të madhe për dashurinë tonë. Pasdite do të jem në Peshkopi. Kudo ku të shkosh ka një histori sakrificash dhe qëndrese. pas largimit të armiqve shekullor që mbanin peng Shqipërinë, një armik u shfaq përballë. Ky armik tjetër që është Beogradi, e ka shtrirë influencën më shumë se kurrë në Shqipëri. Duhet të bëjmë gjithçka për të dashur më shumë këtë vend. Që këta të rinj, ta ndërtojnë këtu jetën e tyre. Pasi pasuritë që ka Bulqiza, mjafton për t’u pasuruar. Një politikë e tillë ka bërë që këto pasuri mos të jenë për pasurimin e shqiptarëve, por edhe mallkim.”, tha Berisha.