Jude bellingham 1024x576

Sikur të mos mjaftonte sezoni pa trofe, te Real Madrid tremben për gjendjen fizike të Jude Bellingham. Mesfushori do të humbasë ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Real Sociedad, ndërsa pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në shpatull.

Një verdikt që do të bëhet pas pjesëmarrjes në Botërorin e Klubeve që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si e tillë, data më e mundshme për operacionin do të ishte mesi i Korrikut, me 21-vjeçarin që do të humbasë një pjesë të konsiderueshme të sezonit të ri.

Në rast ndërhyrje, mesfushori do të ishte jashtë fushave për të paktën 3 muaj. Anglezi nuk mund të vazhdojë të luajë me këtë problem në shpatull, pasi ka një efekt në performancat e tij për të cilat janë zhgënjyer në këtë sezon. Mbetet për t’u parë se si do ta trajtojnë situatën e operacionit Real Madridi dhe Bellingham.

Nuk ka gjasa që ai të operohet para Kupës së Botës për Klube, kështu që në këtë fazë, gjithçka tregon se ai do të mungojë në ndeshjet parasezonale dhe në fillimin e sezonit të ri si pasojë e operacionit në Korrik.

Problemet fizike për Bellingham kanë qënë të shumta që prej firmës në kryeqytetin spanjoll. 21-vjeçari u dëmtua edhe në vitin 2023 kundër Rayo Vallecanos, duke humbur katër ndeshje mes klubit dhe kombëtares.

Pasi e shtyu operacionin në vitet e fundit, Bellingham pritet të pushojë pak pas Kupës së Botës për Klube dhe të mos luajë për javët e para të sezonit të ardhshëm.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights