Belinda balluku 2 1024x683

Zv.kryeministrja e njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është caktuar drejtuesja e PS-së për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.

Kjo është lëvizja e radhës lidhur me organizimin e zgjedhjeve në kryeqytet, pas shkarkimit të bujshëm të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak, vendim që pritet të vuloset sot prej Këshillit të Ministrave, në orën 12:00.

Të mërkurën, 24 shtator, kryeministri Edi Rama zhvilloi dy takime me peshë. Së pari me katër nënkryetarët e bashkisë, kryetaren e komanduar Anuela Ristani dhe Ogerta Manastirliun, kandidatja zyrtare e PS-së për postin e kryetarit të ri.

Nga ky takim me dyer të mbyllura në kryeministri, nuk morëm vesh shumë, ndërsa në orën 18:00 të mërkurën, diskutimi për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet vijoi me praninë e mediave.

Në takimin e tij me deputetë socialistë dhe ministra, kreu i qeverisë theksoi se shkarkimi i Veliajt ishte i domosdoshëm duke sinjalizuar urgjencën për zgjedhje të reja.

Sa i takon Manastirliut, kreu i qeverisë tha se “kandidatët rivalë që do hyjnë në garë të humbur dhe do dalin edhe më të humbur”.

Teksa pritet që të shpallet vakanca për kreun e bashkisë së kryeqytetit nga Presidenti i Republikës dhe më pas të caktohet data zyrtare për zgjedhjet e parakohshme, duket se kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë me hapat konkretë për këtë proces.

Kujtojmë se Balluku u rikonfirmua në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, më 11 shtator

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights