if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Begaj 1 1024x711

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar ditën e sotme, 12 korrik, një vizitë në qytetin e Ohrit.

Kjo vizitë vjen nga një ftesë e homologes së tij në Maqedoninë e Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, takim në të cilin Presidenti bën të ditur se u u fol për bashkëpunimin bilateral, rajonal si dhe integrimin europian.

Begaj theksoi se faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut eshtë urë lidhësë, i rëndësishëm dhe garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve.

“Në Ohër për një vizitë njëditore, me ftesë të Presidentes @gogamkd. Folëm për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin europian. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë. Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut eshtë urë lidhësë, i rëndësishëm dhe garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona. Zhvilllimi i projekteve të përbashkëta jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale është i arritshëm dhe i mirëpritur. Me forca të përbashkëta drejt progresit!”, shkruan Begaj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights