555674468 769753495830423 8443015290608220045 n 1024x683

Presidenti i Republikës Bajram Begaj është takuar në New York me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në takim, ku të dy ishin të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme. “Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” u shpreh ai pas takimit me Trumpin.

Një ditë më parë, Begaj zhvilloi gjithashtu një takim të rëndësishëm me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres.

Kënaqësi të ritakohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres,” tha Begaj në një deklaratë pas takimit, duke shtuar se biseda miqësore u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe brojtjen e të drejtave të njeriut.

Ai i shprehu gjithashtu mirënjohjen Guterresit për lidershipin e treguar gjatë periudhave sfiduese për Kombet e Bashkuara dhe multilateralizmin global.

Presidenti Begaj ndodhet prej disa ditësh në New York, ku së bashku me liderë të tjerë botërorë po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku çështjet kryesore në rendin e ditës përfshijnë sigurinë ndërkombëtare, sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe bashkëpunimin global për përballimin e krizave.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights