Presidenti Bajram Begaj ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e bashkëpunimit. Ai tha se paqja duhet të vendoset një herë e mirë në Ballkan, dhe kjo mund të arrihet duke pranuar kushtet e ndërkombëtarëve.Me homologun azer, Begaj foli për projektin e gazsjellësit për të cilin premtojnë investime të mëdha në fund të vitit

 Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë shtetërore në Azerbajzhan ku u prit nga homologu i tij Ilham Aliyev.

Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili u pasua më tej nga një takim i delegacioneve.Të dy krerët e shteteve mbajtën gjtihashtu një konferencë për mediat ku presidenti Begaj u ndal te situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, dialogu është shumë i rëndësishëm, që ta shohim njëri tjetrin jo përmes mërive të së djeshmes, por mendësive të së ardhmes. Respektimi i marrëdhënieve të dakordësuara nga palët si mes tyre dhe në forumet ndërkombëtare duhet të jetë pikë orientimi drejt paqes së qëndrueshme. Prosperiteti dhe jo konflikti duhet të jenë busulla e orientimit të mbarëvajtjes bilaterale dhe rajonale. Sa më shpejt të ndodhë diçka e tillë, aq më dobiprurëse do të jetë për popujt tanë.

 preside i rep bajram begaj ndodhet ne azerbazhan ku po zhvillon nje vizite zyrtare me ftese te homologut te tij sipas  tij marredhenia midis dy vendve eshte edhe me forte sidomos ne sektorin energjitik 

“TAP është tashmë një histori e konsoliduar suksesi. Përfitimet e Shqipërisë nga TAP kanë qenë të shumta si në aspektin ekonomik ashtu edhe në peshën strategjike të Shqipërisë. Ndërsa gazsjellësi adriatiko-jonian do të kotribuojë ende edhe më tej në rolin e Shqipërisë si shpërndarëse e gazit në rajon.”.“

Ndërmarrja e hapave të shpejtë në kuadrin e gazifikimit të Shqipërisë ishte gjithashtu pjesë e bisedës së dy presidentëve.

Volumet e tregtimit të gazit po rriten dhe prodhimi i gazit gjithashtu. Projekti i gazifikimit të Shqipërisë, është përzgjedhur një projekt-pilot dhe në fund të vitit do të kemi një studim, dhe shpresojmë që më pas të kemi ndërtimin e rrjetit të gazit”.- tha Ilham Aliyev President i Azerbajxhanit.

Kreu i Shtetit nënvizoi se Shqipëria mirëpret vëmendjen e shtuar të Azerbajxhanit në zhvillimin e projekteve rajonale të energjisë, që do të afronte edhe më tej vendet e Ballkanit Perëndimor, teksa në të njëjtën kohë do të forconte edhe pozitat e tyre energjetike.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights