Screenshot 2026 04 02

Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, Presidenti Bajram Begaj, theksoi rëndësinë e përkujdesjes për personat me autizëm, si një tregues të vërtetë të humanizmit dhe solidaritetit të shoqërisë.

“Sfidat e autizmit duhet të jenë një përparësi shoqërore dhe shtetërore. Personat me autizëm janë qenie të mrekullueshme njerëzore, të cilët, si çdo njeri tjetër, kanë kufizime, por edhe aftësi të jashtëzakonshme. Me talentet dhe aftësitë e tyre, ata e bëjnë botën më të mirë”, theksoi Begaj në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti Begaj tha se të gjithë duhet të punojmë për t’u siguruar që personat me autizëm të jetojnë me dinjitet dhe mundësi të barabarta duke u mbështetur në mënyrë të vazhdueshme në çdo hap të jetës së tyre.

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 2007.OKB-ja ka punuar për të promovuar realizimin e plotë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për individët autikë, duke siguruar pjesëmarrjen e tyre të barabartë në shoqëri.

Gjatë kësaj dite promovohet kërkimi shkencor mbi këtë diagnozë, duke kundërshtuar diskriminimin dhe izolimin që përjetojnë ende shumë individë autikë si dhe familjet e tyre.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights