Bajram Begaj 696x547

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin tonë.

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, Begaj theksoi se “Shqipëria mbetet, sot dhe gjithmonë, thellësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj në NATO”.

“Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër regjimit shtypës të Millosheviqit – një fushatë që përfundoi me sukses, duke sjellë lirinë në Kosovë dhe paqen që gëzojmë në të gjithë rajonin sot”, u shpreh Begaj.

Sot mbushen 27 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër pozicioneve strategjike ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi në Kosovë.

Ndërhyrja e NATO-s u pasua me vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë dhe praninë e forcave paqeruajtëse, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights