Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka komentuar deklaratën e ministres së brendshme britanike, e cila tha se shqiptarët që shkojnë në vend ilegalisht me gomone po pushtojnë Mbretërinë e Bashkuar, duke i cilësuar ata si kriminelë.

Begaj tha nga sot nga Kukësi se nuk është dakord me deklaratat e bëra nga ministrja britanike për shqiptarët.

“Nuk jam dakord me deklaruarat e bëra nga ministrja e brendshme, nuk mund të anatemohen dhe të etiketohen si pushtues për faktin që shqiptarët jetojnë e punojnë kudo në bote, janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën dhe punuar në mënyrë normale duke paguar taksa, nuk është e drejte te bullizohen ne kete lloj gjeje.

I kam kërkuar qeverise britanike investimet e saj ti beje ne drejtim te zonave ku ka emigrante, rruga e duhur për mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është investimet e qeverise angleze ne ketë rajon”, tha Begaj nga Kukësi.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights