Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar tre ligjet që përkojnë me rritjen e pafave për deputetët, administratën dhe ministrave, të cilat u miratuan pak ditë më parë në Kuvend.
Pjesë e rritjes së pagës është edhe kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe vetë presidenti Begaj.
Me ligjin që tashmëe hyn në fuqi oaga e deputetëve dhe qeveritarëve do të dyfishohet. Ajo e deputetëve bëhet nga 156 mije lekë që është aktualisht në 310 mijë, ndërsa e Ministrave nga 174 mijë lekë në 318 mije lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 lekë që ishte.
Deputetët e PS-së dhe PD-së bashkuan në seancën e së enjtes votat për të dyfishuar rrogat e tyre me argumentin se pas prekjes së pagave të majës së piramidës së administratës shtetërore, ata merrnin rrogë më të vogël se drejtorët nëpër ministri.
Votimi erdhi më pak se dy javë pas zgjedhjeve të 14 majit. Me përllogaritjen e re, nga 157 mijë lekë bruto që është paga e deputetit sot, prej 1 qershorit ata do të marrin 310 mijë lekë.