Bashkimi Europian ka vendosur të shtyjë deri më 1 gusht vendosjen e tarifave kundër produkteve kineze, të cilat do të hynin në fuqi që sot, raporton La Repubblica.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është shprehur se duhet një zgjidhje për të negociuar me Pekinin, në vend të përshkallëzimit të tensioneve tregtare.
Sipas La Repubblica, shtyrja e vendimit për tarifat tregon se BE-ja po tenton të gjejë një rrugë mes presionit për të mbrojtur prodhimin europian dhe nevojës për të ruajtur marrëdhëniet ekonomike me Kinën.