if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 314

Bashkimi Europian ka vendosur të shtyjë deri më 1 gusht vendosjen e tarifave kundër produkteve kineze, të cilat do të hynin në fuqi që sot, raporton La Repubblica.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është shprehur se duhet një zgjidhje për të negociuar me Pekinin, në vend të përshkallëzimit të tensioneve tregtare.

Në mbledhjen e djeshme të Coreper-it (Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së), përfaqësuesit e vendeve anëtare u përplasën mbi qasjen që duhet ndjekur ndaj Kinës. Një grup shtetesh favorizon “linjën e ashpër”, duke ndjekur shembullin e veprimeve të forta që Pekini ka ndërmarrë në të kaluarën ndaj partnerëve të tij, ndërsa vende të tjera mbështesin modelin britanik, më të butë dhe të fokusuar në diplomaci dhe dialog.

Sipas La Repubblica, shtyrja e vendimit për tarifat tregon se BE-ja po tenton të gjejë një rrugë mes presionit për të mbrojtur prodhimin europian dhe nevojës për të ruajtur marrëdhëniet ekonomike me Kinën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights