if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 425 1024x640

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të detyruar Ukrainën të heqë dorë nga territoret e saj në favor të Rusisë është “kurth i mirëmenduar i Putinit”.

Në një intervistë për BBC, Kallas e cila ndodhet edhe në listën e “të kërkuarve” të Kremlinit, tha se Donbassi nuk mund të kthehet në monedhë shkëmbimi për një marrëveshje paqeje. “Putini po tallet me botën. Nuk ka bërë asnjë lëshim, vetëm po shton vrasjet”, tha ajo.

Deklaratat e saj vijnë pas takimit të liderëve europianë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump. Samiti u mbajt vetëm disa ditë pasi Trump priti personalisht presidentin rus Vladimir Putin në një bazë ushtarake në Alaskë.

Sipas Kallas, ai takim ishte një fitore totale për Putinin: “Ai mori gjithçka që donte, përfshirë shmangien e sanksioneve. Një pritje e ngrohtë që e bën atë edhe më pak të interesuar për paqe.”

Ajo theksoi se garancia më e fortë e sigurisë për Ukrainën mbetet një ushtri e fuqishme, duke shtuar se ende nuk ka hapa konkretë për një forcë frenuese të përbashkët. “Duhet të jenë garanci reale, jo vetëm në letër,” tha diplomatja e lartë e BE-së.

Ndërkohë, Trump deklaroi se brenda dy javësh do të bëhet e qartë nëse bisedimet e paqes do të japin fryte: “Pas kësaj, mund të na duhet të ndjekim një rrugë tjetër,” tha ai për median konservatore amerikane Newsmax.

Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur skepticizëm.

“Ata nuk duan ta mbyllin këtë luftë,” ka deklaruar ai për rusët. Zelensky kërkoi gjithashtu që brenda 7 deri në 10 ditë të përcaktohet qartë “arkitektura” e garancive të sigurisë nga vendet perëndimore.

Kritikat për Putinin janë shtuar edhe nga liderët europianë.

Tensionet u rritën edhe më shumë të enjten, 21 gusht, kur Rusia goditi me sulme ajrore 11 zona në Ukrainë, mes tyre edhe qytetin Lviv pranë kufirit polak.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights