Në mesazhin e tij në protestën kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Gazment Bardhi u shpreh se është koha që shqiptarët të rrëzojnë regjimin.
“Për herë të parë pushteti është trembur nga krimet veta. Sot nuk ju kërkohet të besoni tek një individ, por ju kërkohet të besoni tek vetja juaj. Asnjë regjim nuk ka rënë nga fjalimet, por vetëm kur njerëzit nuk kanë pranuar më nënshtrimin. Ndaj qëndroni, rezistoni… Qëndresë sot, rezistencë nesër dhe fitore për Shqipërinë”, tha ai.
