488602208 1074151718064990 5455452455372334657 n 696x464

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi zhvilloi një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Lushnjë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thekson se “kur angazhohen të rinjtë, s’ka forcë t’i ndalë”.

“Një takim frymëzues, ku biseduam për sfidat dhe të ardhmen. Shpopullimi, papunësia e lartë dhe mungesa e mundësive për të rinjtë janë vetëm disa nga pasojat e keqqeverisjes që na prekin të gjithëve”, shkruan Bardhi.

Bardhi nënvizon më tej se së bashku më të rinjtë do të sjellë ndryshimin, ndërsa thekson së PD ka një program që mbështet rininë për arsim, punësim e zhvillim.

“Por ne nuk jemi këtu për t’u ankuar, jemi këtu për të vepruar! Së bashku, do të sjellim ndryshimin! Ne kemi gati një program të shkëlqyer që mbështet rininë për arsimim më të mirë, për punësim dhe zhvillim. PD do të jetë në krahun e të rinjve për t’i mbështetur në çdo hap! Është koha të angazhohemi për një Shqipëri më të mirë”, shkruan Bardhi, dhe u bën thirrje qytetarëve që të votojnë “koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights