Baerdhii 770x442

Kreu u grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat, sapo ka lënë ambientet e SPAK-ut ku u pyet për çështjen penale ndaj ish-kryebashkiakes së komanduar të Bashkia Tropojë, Zyra Islamaj.

“Është procedurë normale procedurale, ku pala e akuzuar kërkon thirrjen për të dëshmuar për persona të ndryshëm. Gjykata pranoi kërkesën dhe ne i jemi përgjigjur kërkesës para gjykatës.
Drejtësi po bën punën përsa kohë një zyrtare akuzohet për korrupsion. Bëhet fjalë për nënkryetaren e bashkisë së Tropojës, e cila është marrë e pandehur për një rrugë. Arsyeja se pse erdha, është se një grup deputetësh janë firmëtarë të kallëzimit. I qëndrojmë kallëzimit.

Është lajm i mirë që kallëzimi i bërë prej nesh është gjetur i drejtë nga SPAK, e cila i është drejtuar në këtë çështje për gjykim GJKKO.”, tha Bardhi.

Kujtojmë se katër deputetë të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Elda Hoti, Xhelal Mziu dhe Bledion Nallbati, u thirrën sot si dëshmitarë në GJKKO në procesin penal ndaj ish-kryebashkiakes së komanduar të Bashkia Tropojë, Zyra Islamaj.

Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa hetimet ndaj Islamajt nisën pas një kallëzimi të bërë nga vetë deputetët demokratë.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights