if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 606 1024x575

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë vendosi sot më 6 gusht për masat e sigurisë për personat e akuzuar në lidhje me çështjen e “Bankers Petroleum Albania LTD”.

Togat e zeza lanë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë me arrest në burg për CEO-n aktual të kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtorin, Leonidha Çobo.

Katër punonjës të tjerë janë lënë në arrest shtëpie (ndryshe nga pesë sa ishin nga Shkalla e Parë), ndërsa katër në detyrim paraqitjeje.

Apeli i Tiranës vendosi që njërës prej të akuzuarave që më herët i ishte vendosur masa arrest shtëpie, t’i zbutej në detyrim paraqitje, duke marrë parasysh arsyetimin se është nënë e një fëmije 2 vjeç.

Sa i përket tre të akuzuarve që më herët ishin me detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit, Apeli vendosi të heqë kufizimin e fundit, duke lënë në fuqi vetëm masën detyrim paraqitje.

Kujtojmë se në lidhje me çështjen janë në kërkim katër persona.

Seanca për shqyrtimin e masave të sigurisë u mbajt dje, 5 gusht, dhe zgjati rreth 6 orë. Të pranishëm në gjykatë ishin përfaqësues të kompanisë, por edhe të ambasadës kineze, por nuk morën pjesë brenda në seancë, për shkak se ajo u zhvillua me dyer të mbyllura. Sot, gjatë shpalljes së vendimit, ata u lejuan në sallën e gjyqit.

Hetimet për “Bankers” nisën më 30 dhjetor të vitit 2024.

Gjatë këtyre muajve, prokuroria thotë se në bashkëpunim të ngushtë me “Tatimet” kanë grumbulluar prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë kryer disa vepra penale.

Nga hetimi rezulton se “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier.

Ndërkohë shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë.

Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje.

Më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmjet skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme.

Ndërkohë hetimet vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndryshme mashtrimi për TVSH-në dhe pastrim parash, ku sipas prokurorisë së Fierit mendohet se “janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights