if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Fotovoltaik balluku

Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në prezantimin e raportit të OECD për sektorin energjetik është shprehur se janë rritur kapacitetet nga burimet të rinovueshme, referuar parqeve fotovoltaike.

Balluku ndër të tjera theksoi se raporti konfirmon se Shqipëria ka qenë ndër vendet që ka ofruar mbështejen më të lartë direkte fiskale për sektorin energjetik.

Belinda Balluku: Janë rritur kapacitetet të rëndësimshme nga burime të rinovueshme dhe këtu i referohemi parqeve fotovoltaike që sot e kanë çuar dhe rritur prodhimin vendas me 500 megavat orë, por janë edhe shumë projekte të tjetra jo vetëm mbi parqet fotovoltaike, por edhe mbi ato eloike duke e çuar të gjithë sasinë në rreth 1.3 gigavat orë.

Është shumë e rëndësishme ajo çfarë ka evidentuar ky raport. Do ndalem në çështjen thelbësore që ka të bëjë me mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë sektorit energjetik. Raporti konfirmon se Shqipëria ka qenë ndër vendet që ka ofruar mbështejen më të lartë direkte fiskale për sektorin energjetik. Kjo mbështetje nuk ka qenë thjesht një numër në tabelë, por një mburojë për cdo familje shqiptare.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights