Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, deklaroi sot se falë investimeve të kryera në rrjetin e ujësjellësit, humbjet teknike janë ulur dhe njëkohësisht është rritur koha e furnizimit me ujë për konsumatorët.

“Sektori i ujësjellësve është një sektor me problematika të mëdha. Kemi trashëguar ujësjellës të ndërtuar në vitet ’50. Sot ata janë totalisht të rindërtuar. Një rast i tillë është ai i Gjirokastrës, ku sot furnizon banorët pa ndërprerje dhe i përgjigjet një rritje me 4-fish të turistëve”, tha Balluku në fjalën e saj në Kuvend, ku po diskutohet raporti i ERRU-së për vitin 2022.

Zv/kryeministrja theksoi se një ndër problematikat në këtë sektor është kosto e lartë për shkak të energjisë elektrike.

“Prej kohësh kemi nisur një strategji të mirëfilltë të eficencës së energjisë në ujësjellës. Kemi disa ujësjellës, si ai i Memaliajt apo Belshit, që funksionojnë me autoprodhim të energjisë. Ky është një program që do të shtrihet në të gjithë ata ujësjellës që nuk e kanë mundësinë e rënies gravidacionale dhe përdorin sistemet e pompimit, çka çon në uljen e kostos së produktit”, vuri në dukje ajo.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për rritje të çmimit të ujit, Balluku u shpreh se kemi të bëjmë me ulje të nivelit të humbjeve në rrjet.

“Nuk ka pasur rritje të çmimit të ujit, por ulje të humbjeve teknike të rrjetit, pasi po zëvendësohen rrjetet e shpërndarjes. Uljet teknike janë dukshëm më të ulëta. Po rrisim eficiencën dhe nivelin e të ardhurave të mbledhura, gjë që vjen edhe për shkak të reformës së thellë, të nisur gjatë vitit 2022 me agregimin e kompanive. Sot kompanitë e agreguara po performojnë në mënyrë më të mirë, si për sa i përket kushteve sanitare, ashtu dhe investimeve, mbledhjes së të ardhurave apo dhe humbjeve teknike”, deklaroi zv/kryeministrja.

Sa i përket ofrimit të shërbimit, Balluku informoi se në rang vendi furnizimi me ujë llogaritet 16 orë, ndërsa 11 njësi urbane janë mbuluar 24 orë me ujë vetëm gjatë vitit 2022.

“Strategjia përcakton se investimet nisin nga zonat urbane te ato turistike, për të shkuar më tej në zonat urbane”, tha ajo.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights