WhatsApp Image 2026 02 24 at 12.53.50

Në një konferencë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha ka dënuar qëndrimin e socialistëve për të mos votuar pro heqjes së imunitetit për Belinda Ballukun.

Sipas Berishës, kjo ndodh me urdhër nga Edi Rama sepse “është vetë i implikuar”. Për Berishën, Edi Ramën mund ta heqë vetëm populli nga posti i kryeministrit.

“Dënoj qëndrimin e tij ndaj vasalëve të tij që të mos votojnë kërkesën e Prokurorisë ndaj Ballukut. Ky është rasti i tretë në të cilin Edi Rama është vetë direkt i implikuar. Ai nuk hoqi imunitetin e Sajmir Tahirit se ndante me të trofetë e drogës dhe trafiqeve.

Nuk hoqi imunitetin e Xhaçkës sepse është aksioner në vjedhjen tokë publike të 10 mijë m2. A mund të imagjinoni ju: kryetari i Bashkisë së Himarës sepse ka firmosur dokumente të falsifikuar nga Xhaçka. Lidhjet e tyre të ngushta me Ramën i bëjnë këta imunë dhe ai tani nuk heq imunitetin e Ballukut sepse e di që më pas do shkojë ai.

E di që ai është kryehajduti dhe kreu i organizatës kriminale. Për të gjitha këto ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen e tij të menjëhershme. Siç është bërë e qartë, Ramën nuk e heq dot as drejtësia e as komuniteti ndërkombëtar. Atë do ta heqin shqiptarët”, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights