Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se opozita do të tentojë të bllokojë punimet e Kuvendit, për sa kohë familjarët e viktimave të 21 janarit po kallëzojnë në SPAK për vrasje, Sali Berishën.

Balla tha se është miratuar në Konferencën e Kryetarëve bashkimi i tre kërkesave të opozitës. Balla theksoi se mirëpriste nga Alibeaj, Mediu e Doda propozimet për kohën e zhvillimit të mocionit me debat.

“Propozimi ynë është 12 orë për mocion me debat. Besojmë se janë të mjaftueshme për zhvillimin e një mocioni me debat. Ne e dimë skenari është një skenar që ndodh çdo seancë.

Ndërkohë që sot familjarët e personave të vrarë më 21 janar janë në SPAK për depozitimin e një kallëzimi penal, ndaj Sali Berishës dhe personave të tjerë të përfshirë në vrasjet e 21 janarit, ne do të jemi në këtë situatë në Kuvend.

Ndërkohë që familjet 21 janarit janë në SPAK ku akuzojnë Sali Berishën për vrasje në bashkëpunim kjo situatë do të ndodhë.

Ndërkohë që në SPAK është ngritur akuzë për vrasje në Gërdec, kjo situatë do të ndodhë.

Merrni dhe lexoni një nen të rregullores se cili është shkelur. E pa pranueshme që mbroni një deputet që vintee vërdallë nëpër seancë i pirë me një bilbil në gojë”, u shpreh Balla.

Ai i kërkoi drejtueses së seancës të vijohej me pikën e parë të rendit të ditës.

“Përpjekjet për të penguar zhvillimin normal të seancës nuk mund t’i pranojmë“, deklaroi Balla.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights