1balla 696x522

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mirëpriti sot në Kuvend mësues të gjuhës shqipe në diasporë, të cilët çdo ditë mbajnë gjallë gjuhën dhe identitetin shqiptar tek fëmijët që rriten larg atdheut.

Në një postim në rrjetet sociale Balla tha se falë punës së tyre dhe vëmendjes së shtuar të qeverisë së Kryeministrit Rama mësimi i gjuhës shqipe në diasporë po rritet çdo vit.

“Kemi sot mbi 900 mësues në diasporë, ndërsa programe konkrete si “Mësues për Greqinë” po krijojnë për herë të parë edhe mbështetje nga shteti amë. Nuk duhet të harrojmë se janë mbi 400 mijë fëmijë në diasporë që janë potencial për t’u mbështetur”, theksoi Balla.

Balla falënderoi mësuesit shqiptarë në diasporë për përkushtimin e tyre.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights