Screenshot 7 10 1024x576

Kryeministri Edi Rama do të flasë sot në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes. Lajmin e dha kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se kreu i qeverisë është përzgjedhur si një nga folësit në takimin që do të zhvillohet në Uashington.

“Sot është një ditë e rëndësishme për politikën e jashtme të Shqipërisë. Do kishte qenë mirë t’i kërkonit ministres programin e mbledhjes së parë të Bordit të Paqes sot në Uashington. Prej orës 8:38, çel punimet për herë të parë ky bord i Paqes i iniciuar nga Trump, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nderin e madh të përfaqësojë Shqipërinë dhe të jetë përzgjedhur si një nga folësit kryesorë sot në takimin e Bordit të Paqes”, tha Balla.

Balla tha se ky është një moment historik për Shqipërinë teksa bëri me dije se Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht, por në vendosjen e urave të bashkëpunimit dhe dialogut mes palëve.

“Është moment historik për angazhimin e Shqipërisë. Kryeministri Rama do flasë në të njëjtin grup që do flasin udhëheqësit e vendit që janë përfshirë drejtpërsëdrejti në çështjet e paqes afatgjatë në Gaza e shoqëruar kjo me një plan investimesh të rëndësishme në atë rajon. Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht sa i përket angazhimeve në Gaza, por Shqipëria do kontribuojë në vendosjen e urave të bashkëpunimit, të dialogut mes palëve, për shkak të një roli të ri që ka marrë Shqipëria”, tha Balla.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights