5393906a f333 4e55 a0fe c2d1fd0a8e69 696x744

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndau në rrjetet sociale disa foto nga puna e punonjësve të bashkisë së Tiranës, të cilët gjatë natës pastruan bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas protestës së zhvilluar nga opozita.

Balla i ka cilësuar protestuesit e Partia Demokratike e Shqipërisë si “huliganë”, duke i akuzuar për dëmtimet e shkaktuara gjatë protestës, ku sipas tij janë përdorur molotovë dhe flakadanë.

“Gjatë gjithë natës ekipet e bashkisë Tiranë kanë punuar për pastrimin e rrugëve dhe riparimin e dëmeve të huliganëve të Sali Berishës. Mirënjohje çdo punonjësi për përkushtimin dhe punën e palodhur”, u shpreh Balla.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights