654903568 1458914165600118 8629797711187828769 n 696x756

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj protestës së mbajtur nga opozita.

Balla tha se anëtarë të Parlamentit Europian apo Bundestagut kanë bërë thirrje për të shmangur protestat e dhunshme, ndërsa Partia Demokratike i hedh molotovët me flamujt e BE dhe Gjermanisë në duar.

“Ndërsa anëtarët e Parlamentit Europian apo të Bundestagut gjerman bëjnë thirrje se ‘protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci’, Partia Demokratike i hedh molotovët me flamujt e BE dhe gjermanë në duar”, u shpreh Balla, teksa publikoi edhe foto nga momenti i hedhjes së flakadanëve dhe fishekzjarreve në drejtim të godinës së Kryeministrisë nga protestuesit e opozitës.

Protestues të opozitës u mblodhën sërish këtë të dielë në protestën e gjashtë kombëtare, duke i bëri thirrje qeverisë të largohej pas hetimeve për korrupsion që ka ndërmarrë SPAK.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights