Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se, “Partia Socialiste si në çdo zgjedhje hyn vetëm me një objektiv: fitoren dhe vijimin e punës në çdo bashki”.

Sa i përket procesit përzgjedhës të kandidatëve për kryetar bashkie, Balla theksoi se, “ai është gjithmonë një proces i hapur për këdo, ku marrja e mendimit/vlerësimit si brenda nesh, por mbi të gjitha të zgjedhësve është themeli i këtij procesi”.

“Ne do të përdorim sondazhet jo vetëm për vlerësimin e kandidatëve tanë; jo vetëm për të marrë mendimin e të gjithë zgjedhësve pa asnjë dallim; të bashkuar jo të ndarë, por duam që përmes këtij instrumenti sociologjik të pagabueshëm të marrim më shumë të dhëna të tjera, të dobishme në hartimin e politikave vendore dhe qendrore”, shtoi Balla.

“Ne do të ndërmarrim një ndryshim rrënjësor të përbërjes dhe për pasojë të rolit të këshillave bashkiakë, ose siç duhet të jenë parlamentet vendore 2023. Ne duam që këshillat bashkiakë të jenë tërësisht të ndryshme dhe efektive nga sa kanë qenë deri më sot: të hapura dhe transparentë për qytetarët, të jenë kuvende vendore të komuniteteve lokale jo sallat e mbyllura me anëtarë që nuk i njeh as lagja e tyre”, shtoi Balla.

Prandaj, nënvizoi Balla, “gjatë muajit janar dhe shkurt në Fier, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Patos dhe Roskovec ne do të zhvillojmë një proces shumë të gjerë konsultimi me banorët dhe komunitetet për përfaqësimin në kuvendet vendore”.

“Ne duam sa më shumë të profesionistë të rinj të dëgjohen në këshillat bashkiakë, ne duam një shpërndarje dhe mbulim me përfaqësim të të gjithë bashkisë në kuvendin vendor, ne duam që ekspertiza më e mirë ekonomike, juridike, bujqësore, arsimore, shëndetësore etj., të përfaqësohet në këto këshilla më 14 maj 2023”, theksoi Balla.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights