Taulant balla 1024x534

Në legjislaturën e ardhshme, do të shohim 3 parti të reja në Kuvend. Partia Mundësia do të ketë 2 deputetë ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë do të përfaqësohen me nga 1 deputet.

Taulant Balla, drejtuesi politik i PS-së për diasporën i përgëzoi ato për rezultatin ndërsa i ftoi për të adresuar të gjitha rekomandimet e ODIHR në lidhje me Kodin Zgjedhor.

“Përgëzime partive të vogla që dinë të respektojnë vullnetin dhe ato që janë përfaqësuar në Kuvend bujrum në Shtator të ngremë Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe të adresojmë rekomandimet e OSBE-ODIHR”, tha Balla.

Por a do ulet në tryezë PS-ja me to?

“Puna e parë që ndodh në Kuvend pas zgjedhjeve është ngritja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, kështu që të gjitha pretendimet të ngrihen aty”, tha Balla.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights