91e1425b dc0e 4d5f b945 5c43d320b8e5 scaled

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla konfirmoi sot se dy raportet e Këshillit të Mandateve lidhur me imunitetin e ish-zv, kryeministres Belinda Balluku do të kalojnë në Kuvend në seancën plenare të 12 marsit.

Duke replikuar në Kuvend me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Balla u shpreh se për këtë çështje qëndrimi i PS-së ka qenë i qartë.

“Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në emër të 5 deputetëve anëtarë të PS-së e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë. Po ashtu në përfundim të mbledhjes kemi komunikuar se si e sqaron rregullorja e Kuvendit këtë akt procedural”, tha Balla.

Balla nënvizoi se në Këshillin e Mandateve ka pasur dy mendime dhe dy qëndrime dhe kjo është e qartë në procesverbalin e kësaj mbledhje.

“Në rregulloren e Kuvendit thuhet qartë se në përfundim të shqyrtimit, Këshilli brenda dy javëve harton një raport. Jemi brenda kohës që na lejon rregullorja, ky është një grup parlamentar serioz ku nuk i merr vendimet kryetari i grupit apo i Kuvendit dhe i Komisionit të Ligjeve. Por në këtë parti merren vendime kolegjiale në grupin tonë parlamentar”, tha Balla.

Në këtë këndvështrim, Balla kujtoi se në datën 23 shkurt ka komunikuar publikisht se sapo të depozitohet nga të 5 deputetët rekomandimi, PS do të respektojë afatin dyjavor.

“Bie poshtë pretendimi i PD-së se po shkelen afatet, sepse afati dyjavor është përpara datës së përfundimit të afatit të shqyrtimit që është data 17 mars. Sqaroj publikun se sapo të jetë gati, brenda këtij afati, në seancën e parë plenare që është seanca e ditës së enjte, 12 mars, natyrshëm do të jenë gati dy raportet”, tha Balla.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights