Taulant balla ne parlament

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, bëri thirrje që Kuvendi të shprehet me urgjencë në mbrojtje të punonjësve të Policisë së Shtetit pas dhunës në protesta, si edhe të miratojë një deklaratë të përbashkët në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Balla theksoi se uniforma e policisë është e paprekshme dhe se Shqipëria nuk mund të pranojë akuza që, sipas tij, hedhin baltë mbi luftën çlirimtare të Kosovës.

Balla, e cilësoi të turpshme aktakuzën e Hagës ndaj katër krerëve të UÇK-së, ndërsa tha se janë kërkuar 180 vjet burg ndaj tyre.

“Një aktakuzë e padëgjuar, ndërkohë që për asnjërin nga personat e marrë përgjegjës penal të ushtrisë serbe në Kosovë nuk ka ndodhur diçka e tillë, vetëm për Ratko Mlladiq është kërkuar kjo. Kuvendi i Shqipërisë të ndërpresë punimet menjëherë të ngarkojmë deputetët Hasani dhe Shehu në Komisionin e Politikës së Jashtme dhe të përgatisim me urgjencë një deklaratë të Kuvendit të Shqipërisë që duhet të gëzojë mbështetjen e të gjitha palëve”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, thekoi se përmes kësaj deklarate duhet t’i bëhet e qartë Hagës dhe çdo aktori tjetër se Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund ta pranojë një baltë të tillë të hedhur kundër një luftë çlirimtare siç ka qenë ajo e popullit shqiptar të Kosovës dhe ushtrisë së Kosovës.

“Kjo deklaratë e Kuvendit duhet të miratohet menjëherë”, tha Balla.

Propozimi u hodh në votim dhe u miratua me shumicë votash, duke ngarkuar deputetët Hasani dhe Shehu për hartimin e saj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights