Autoriteti i
Dosjeve do të ketë mundësinë t’i kalojë të gjitha dosjet e politikanëve për t’i
pajisur ato me certifaktën që vërtetojnë nësë kanë qënë apo jo bashkëpunëtor të
ish-Sigurimit.
Nga e
mërkura nis puna në komisionin e Ligjeve me dy projektligjet e Autoritetet për
t’i dhënë mundësi këtij institucioni që të verifikojë të gjithë kandidatët që
do të hyjnë në zgjedhje.
Më shumë kohë po i merr PS hartimi i drafteve
për ndryshimet në ligjin për partitë politike dhe dekriminalizimin.
socialistët
kanë marrë direktivat e kryetarit që ata të japin votë pro 2 nismave te
enkelejd alibeajt deklasifikimin e dokumentave të –ish sigurimit dhe kërkesën
për t’i kthyer në muze burgun e Spaçit dhe kampin e Tepelenës.
Ndërsa për
draftin që synon ndalimin e simboleve të komunizmit, mazhoranca ka marrë
vendimin t’i thotë jo opozitës.
Pas SHBA dhe
Mbretëria e Bashkuar, Taulant Balla mendon që BE do të jetë unioni i radhës që
do të vendosë të sanksionojë Sali Berishën.
Përsa i
përket financimeve ruse, kreu i grupit soacialist tregoi që SHBA i ka kërkuar
politikës që të vendosin barriera të sigurta për të pamundësuar penetrimin e
financimeve ruse tek partitë politike.
