Çifti i palestinezëve 24 vjeçarja Rayyan Alwan dhe 49 vjeçari Fadi Alwan. Siç shihet në foto duken tejet normale në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”, janë në fakt pikënisja e një ngjarjeje tragjike.
Në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë, në një apartament të marrë me qira, Policia gjeti të renë pa shenja jete dhe me plagë në trup.
Alarmin e dhanë pronarët e këtij apartamenti, të cilët kishin shkuar për të kërkuar disa dokumente identifikimi, por askush nuk u ka hapur derën.
Ata kanë mbërritur në vendin tonë më 21 Shkurt, ndërsa Fadi Alëan është larguar 1 ditë më pas drejt Greqisë. Kjo arratisje e menjëhershme e tij, e bën atë të dyshuarin kryesor për vrasjen.
“Ka thirrur një taksi dhe është nisur direkt për në aeroport”
Teksa hetimet vijojnë, ky rast është i mbuluar nga hijet e misterit. Që nga motivi i krimit e madje deri te raporti mes viktimës dhe palestinezit. Nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë babë e bijë, duke marrë parasysh diferencën moshore.
Pritet që 49 vjeçari të shpallet në kërkim ndërkombëtar me procedurë të përshpejtuar.