Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i violinës Hetem Qerimaj.
Qerimaj, i konsideruar si babai i dinastisë së muzikë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, muzikanti i njohur Fatos Qerimaj.
“Të nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jetë të babit tim të dashur Hetem Qerimaj.
Zoti e pranoftë në parajsë”, ka njoftuar djali i tij, Fatos Qerimaj.
Hetem Qerimaj, shumë i dashur për publikun shqiptar mundi të ngrejë një dinasti artistësh, të trashëgojë artin e tij brez pas brezi. Janë 9 artistë nga tre breza të kësaj familjeje.
https://www.facebook.com/blueledED/