900 0 1771493406xkc1

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ishte i pranishëm në ambientet e Gjykatës së Posaçme sot, 19 shkurt. Ai foli për rastin e dhunimit ndaj tij, ku tha se ai është si hekuri që përthyhet, por nuk thyhet.

“Nuk i ka ndodhur asgjë avokatit. Avokati është Bej dhe bejlerët janë si hekuri që përthyhet, por nuk thyhet”, tha Cakrani.

Ai u shpreh se beteja vazhdon, duke u futur më pas në godinën e GJKKO-së për të bërë relatimin e çështjes në rastin ndaj ish-presidentit Meta.

Cakrani u dhunua në qytetin e Vlorës më 8 shkurt. Ngjarja ndodhi në një karburant teksa ai po furnizonte automjetin e tij.

Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka të bëjë me pozicionimin e makinës dhe bllokimin e automjeteve të tjera. Dy personat që kanë dhunuar avokatin janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights