Avokati amerikan i erion veliaj 1024x576
Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka lejuar pjesëmarrjen në seancën gjyqësore ndaj Erion Veliajt, të avokatit amerikan Joshua Roberts. Ky i fundit i është bashkuar mbrojtjes së kryebashkiakut të Tiranës. Një ditë më parë, ai e vizitoi Veliajn në ambientet e paraburgimit në Durrës. Pas takimit, Roberts bëri të ditur se ndodhet në Shqipëri si vëzhgues dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve ligjore ndërkombëtare. “Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Gjithashtu, ndalimi i qytetarëve para gjykimit ndodh vetëm nëse ata paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë. Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA”, deklaroi ai të Hënën. Tanimë pritet vendimi që do merret në seancën e sotme, për lirimin me kusht ose jo të Veliajt.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights