Kasowitz, një firmë e madhe avokatie në Shtetet e Bashkuara, ka publikuar raportin për procesin ligjor ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në qeli.
Pjesë nga raporti:
Së dyti, SPAK vazhdon të paraqesë argumente të pabazuara për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit të Kryetarit Veliaj para gjykimit. Së fundmi, SPAK përmendi aktivitetet lobuese të Veliajt si bazë për të zgjatur ndalimin e tij. Megjithatë, lobimi nuk është ndër kriteret e përcaktuara për të justifikuar ndalimin e një të pandehuri. Ka vetëm një arsye pse SPAK e ka përdorur atë për këtë qëllim: për të ndëshkuar dhe për t’u hakmarrë ndaj Kryetarit Veliaj për ushtrimin e të drejtës së tij demokratike për t’iu drejtuar institucioneve me kërkesa, gjë që në fakt ka nxjerrë në pah shkeljet e shumta të procesit të rregullt ligjor nga SPAK në çështjen e tij.
“Mbështetja e SPAK-ut tek aktivitetet e ligjshme të avokimit dhe lobimit për të justifikuar vazhdimin e ndalimit të paligjshëm të Kryetarit Veliaj në Shqipëri është thellësisht shqetësuese,” tha Daniel Fetterman, partner në Kasoëitz LLP dhe këshilltar ndërkombëtar i Veliajt.
“Peticionet drejtuar qeverive dhe të folurit publikisht për çështjen e tij është një e drejtë themelore demokratike dhe jo një bazë për burgosje apo ndëshkim. Pas më shumë se një viti paraburgim dhe shkeljeve të tjera serioze të procesit të rregullt ligjor në çështjen e Kryetarit Veliaj, është e përshtatshme që qeveria amerikane, e cila ndihmoi në krijimin dhe këshillimin e SPAK-ut, të shqyrtojë se çfarë ka ndodhur dhe pse po ndodh kjo. Me anë të letrave drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë, pikërisht këtë po kërkojmë të bëjmë.”
