Tragjik rezultoi aksidenti në Rusi, ku një avion ushtarak u rrëzua në një bllok pallatesh, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave.
Ngjarja ndodhi në Yeysk, në jug të Rusisë.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Situatave të Emergjencave, siç raportojnë mediat lokale, duke saktësuar se “shpëtuesit kanë përfunduar gërmimin në rrënoja”.
Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë.
Po ashtu raportohet se 19 persona të tjerë u plagosën.
Ndërkohë, pilotët arritën që të shpëtonin, duke u hedhur para shpërthimit me parashutë.
https://www.facebook.com/blueledED/