Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Korschenbroich të Gjermanisë. Siç shkruan Bild, një avion i vogël u rrëzua mbi një shtëpi, duke lënë të vdekur dy persona, mes tyre edhe pilotja 71 vjeçare.
Sipas të dhënave paraprake, pilotja kishte raportuar probleme me motorin gjatë fluturimit dhe nuk vonoi shumë derisa avioni ra sipër tarracës së një shtëpie, duke e lënë të shkatërruar.
Një fqinj, e përshkruan kështu momentin dramatik:
“U dëgjua një shpërthim shumë i fortë dhe menjëherë pashë tymin që kishte mbuluar banesën. Vrapuam drejt shtëpisë për të ndihmuar. Fqinji im e kishte parë avionin duke rënë dhe arriti të dilte nga shtëpia, ndërsa gruaja e tij vdiq.”
Megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse viktima e dytë është banore e shtëpisë. Pritet që policia gjermane të dalë me një njoftim të plotë mbi tragjedinë.
