Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi në lidhje me atentatin në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani (Sheqeri).
“Është ngjarje që u patronua kryekëput nga shteti për llogari të bandave në lidhje më të afërta me qeverinë sesa banda e Shullazit. Vendi i ekzekutimit publik të tyre në protokollet e sigurisë publike është vendi më i ruajtur se çdo vend tjetër”, tha Berisha.
Kreu i PD Sali Berisha ka dhënë detaje nga takimi në selinë e PS, ku sipas tij Belinda Balluku ka qenë e gatshme të sakrifikojë gjithçka për të mos përfunduar si gjyshi i saj.
“Lubi Balluku ka nxjerrë dhëmët e kërcënimit ndaj Ramës dhe të tjerëve. Burime bëjnë me dije se në mbledhjen në selinë e PS, ku Rama mbrojti Lubinë dhe sulmoi SPAK, tha se të gjitha janë sulme të tij dhe Lubia është e pafajshme. Lubia vetë ka qenë e pamëshirë ndaj audiencës. Edhe në këtë mbledhje Lubia u tha socialistëve se do i merrte me vete.
Ka rikujtuar që nuk do të lejojë të ketë fatin e gjyshit që u ekzekutua sipas saj me firmën e babait të Ramës. Ka vënë kufirin te thana dhe ka treguar se është e gatshme të fshijë miqësitë nëse Rama mendon se për të shpëtuar veten do të sakrifikojë lubinë”, tha ai.
Berisha tregon datën e protestës: Ditën e hënë, do të nisë ‘Parlamenti’ para Kryeministrisë.
“Të hënën nisim ‘parlamentin’ para Kryeministrisë. Do te jenë deputetë dhe qytetarë/ Do të nisim takimet dhe analizat, në çdo qelizë tonën. Deputetet do të jenë dhe në platformë. Në takimet e qytetarëve.”, tha ai.