Mbi 30 gëzhoja u zbrasën në orët e para të mëngjesit të së martës në oborrin e banesën së Gentjan Bejtjes. Policia ka shoqëruar tre persona, të cilët po merren në pyetje lidhur me atentatin, Durim dhe Valter Bami si dhe Mariklen Haka.



Familjarët dhe vetë Gentian Bejtja nuk janë pyetur akoma për shkak të situatës me fëmijët. Dy djemtë, 13 dhe 10 vjeç, mbetën të plagosur nga të shtënat, ndërsa ndërroi jetë 29-vjeçari Ramazan Sino.

Nga urgjenca bëjnë me dije se Alvi, 13-vjeçar është në gjendje të rëndë për jetën, në intubim, ndërsa djali tjetër, emrit e të cilit ende nuk e dimë është në gjendje më të lehtë.
Dyshohet se autorët e atentatit kanë qenë 3 persona, të cilët i kanë zënë pritë Gentain Bejtjas në hyrje të banesës së tij.

Autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi në drejtim të Gentian Bejtjas.
2 kane pasur rolin e atentatorit dhe nje tjet
ër ka qenë drejtues i makinës tip Golf 5 që përdoren në atentat.

Disa momente pas ngjarjes, policia gjeti një automjet të shkrumbuar, e tapize ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët.

Policia ka ushtruar kontrrolle në tre banesa.


Gentian Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

Gentjan Bejtja, ish punonjës policie, rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights